Katër vetura të përfshira në aksedentin e rëndë në Perlina të Klinës

Klina.info ka raportuar sot për një aksident të rëndë që ndodhi në Perlina të Klinës.
Burimet tona, mësojnë se si erdhi deri tek ky aksident, që e lënduar mbeti një grua, e cila u dërgua në Spital e Pejës, për të marrë trajtim mjekësor.

Sipas dëshmitarëve, një veturë goditi tri vetura të tjera të cilat ishin të parkuara në një restorant.
Policia dhe njësitet hetimore po merren me rastin.