Grabitje e armatosur në Pejë/ E fusin në veturë dhe e goditin me kondak të armës

Një rast i sulmit fizik është raportuar të ketë ndodhur dje rreth orës 18:30 në Pejë.

Siç ka njoftuar policia, një person ka kërkuar të takohet me një person tjetër, ku më pas kanë hyrë në veturën e tipit Audi.

Sipas njoftimit të policisë, në makinë kanë qenë edhe dy persona të panjohur, ku njëri nga ta i ka drejtuar armën dhe i ka marrë telefonin duke e goditur në fytyrë me kondak të armës.

Të dyshuarit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Ndërkohë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori.