Sulme të armatosura në Moskë – dhjetëra të vrarë (pamje të rënda)

Janë publikuar pamjet e para të sulmuesve që futen në sallën e koncerteve në Moskë dhe gjuajnë drejt njerëzve. Raportohet për dhjetëra të vrarë.

Një tjetër shpërthim në sallën e koncerteve në Moskë

Një shpërthim i dytë është dëgjuar në sallën e koncerteve në Moskë, sipas mediave ruse.

Fillimisht u raportua se sulmuesit kishin hedhur një granatë.

Të shtëna në sallën e koncerteve në Moskë, raportohet për dhjetëra të vrarë

Tre persona të armatosur kanë gjuajtur me armë brenda një salle koncertesh në Moskë, raportoi CNN. Raportohet se dhjetëra persona kanë vdekur e ka dhjetëra të plagosur, por nuk dihet ende numri i saktë.

Mediat ruse kanë raportuar se të armatosurit e kamufluar u futën në sallë dhe filluan të gjuanin.

Raportohet edhe se sulmuesit kanë hedhur një granatë e cila më pas nisi një zjarr.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, ka thënë se kjo ngjarje është “tragjedi e rëndë”. Të paktën 50 autoambulanca janë dërguar në vendngjarje.

Ministria e Jashtme ruse e ka cilësuar terrorist sulmin.