Drita kryeson e vetme kampionatin, në garën për titull tani janë pesë skuadra

Prishtina ka qëndruar vetëm 24 orë në krye të klasifikimit, pasi që Drita e ka zhdrypur nga froni pas fitores në “Riza Lushta” ndaj Trepçës ’89,

Tashmë ‘bardhekaltërit’ nga Gjilani udhëheqin kampionatin me 49 pikë, dy më shumë se kryeqytetasit që renditen në pozitën e dytë.

Në vendin e tretë ka ngelur Ballkani me 46 pikë, një më shumë se Gjilani që ‘stacionohet’ në pozitën e katërt.

Garës për titullin kampion i bashkohet edhe Feronikeli. “Industrialistët” me 40 pikë, ndodhen vetëm nëntë pikë larg kreut.

Fundi i klasifikimit nuk ka pësuar shumë ndryshime dhe duket se përballja ndërmjet Trepçës ’89 dhe Flamurtarit do të vendos se cila nga këto dy skuadra do të mund të mbijetojë edhe për një edicion tjetër në Superligë.

Aktualisht kështu duket renditja tabelare: