Sali Berisha mbush 79 vjet

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha sot feston 79 vjetorin e lindjes.

Me këtë rast ai ka publikuar një video në llogrinë e tij në rrjetin social “Facebook”, ku i falënderoi të gjithë familjarët, shokët, qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë ndër vite.

Ai u shpreh se në këtë përvjetor ndihet i motivuar dhe besimplotë.

“Sot jam 79-vjeç. E nisi kështu një ditë tjetër në vjeshtën e bukur të jetës sime. Lavdi Zotit ndjehem i motivuar dhe besimplotë në rrugën tonë, njëlloj si në fillimet e saj”, u shpreh ndër tjera Berisha.

Sot 79 vjeç!

Sot 79 vjeç!Miq, nis kështu një vit tjetër në vjeshtën e bukur të jetes time. Lavdi Zotit, ndihem i motivuar dhe besimplotë në rrugën tonë, njëlloj si në fillimet e saj. Mirënjohje të pafundme, Lilit, fëmijëve, familjarëve të mi që kanë sakrifikuar aq shumë per mua, të gjithë miqve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve që me miqësinë, bashkëpunimin, frymëzimin dhe ndihmën e tyre fort të çmuar, kanë kthyer në numra vitet e udhëtimit tim. #sb