E konfirmon policia kroate: Të paktën 10 të vdekur si dhe dhjetëra të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci afër qytetit Slavonski Brod.

Në aksident është i përfshirë një autobus, i cili ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë.

Në një përgjigje për Klankosova.tv zyrtari për komunikim me publikun në Policinë e Kroacisë Damir Brezic tha se në këtë aksident janë të paktën 10 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar.

“Në këtë aksident trafiku, të paktën dhjetë vetë kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.Oficerët e policisë kryejnë një hetim për të përcaktuar rrethanat dhe faktet nën të cilat ndodhi aksidenti i trafikut. Më shumë informata mund t’ju japim pas hetimit “.