MWAHR më datën 15 prill ka nisur zbatimin e projektit “Zbatimi i Politikave Gjinore në Avancimin e Barazisë Gjinore në Komunat e Mitrovicës së Jugut dhe Klinës”.
Ky projekt realizohet në kuadër të “Monitorimi dhe Llogaridhënia me Ndjeshmëri Gjinore”, të cilin e zbaton Qendra Kosovare e Studimeve Gjinore, si pjesë e Projektit Instrumenti për Barazi Gjinore (Gender Equality Facility – GEF), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UN Women, transmeton KLINA.info.
Projekti synon të forcojë mekanizmat e monitorimit dhe llogaridhënies me ndjeshmëri gjinore, duke rritur përputhshmërinë komunale me politikat e barazisë gjinore dhe duke promovuar qeverisje më gjithëpërfshirëse, transparente dhe të përgjegjshme ndaj gjinisë në Kosovë.
Sot, më 7 maj 2025, u mbajt takimi i parë informues me zyrtarët institucionalë të Komunës së Klinës, ku u diskutua rëndësia e bashkëpunimit dhe transparencës në zbatimin e projektit, duke vendosur bazat për një partneritet të fortë dhe efektiv për avancimin e barazisë gjinore në nivel lokal.