Dy vëllezër të dehur rrihen mes vete në Klinë

Dy vëllezër janë arrestuar në fshatin Klinac të Klinës, pasi janë rrahur mes vete.

Sipas raportit të policisë, të dyshuarit të cilin ishin në gjendje të dehur, pas një fjalosjeje kanë sulmuar fizikisht njër-tjetrin,

Si pasojë, ata kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.