Rekordi i Messit: 500 gola dhe 200 asiste në 500 ndeshjet e fundit

Rekordi i Messit: 500 gola dhe 200 asiste në 500 ndeshjet e fundit

PRISHTINË | 21 JAN 2020 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Përkundër që është 32-vjeçar dhe po i afrohet fundit të karrierës, Lionel Messi i Barcelonës vazhdon të bëjë paraqitje mbresëlënëse dhe të arrijë statistika mahnitëse, të cilat ia fituan atij Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë së fundi.

Tani Quique Setien do të bëhet trajneri i fundit i Barcelonës që do të përfitojë nga talenti i Lionel Messit. Ai e provoi se si është ta kesh një lojtar të nivelit të Messit në skuadër qysh në ndeshjen e tij të parë në Barcelonë, transmeton Gazeta Express.

Pas 76 minutave lojë në ndeshjen kundër Granadas, Barcelona s’kishe arritur ta zhbllokonte rezultatin e ndeshjes, përkundër që e dominoi lojën me posedim të topit dhe pasime, në stilin “tiki-taka” të Pep Guardiolës.

Pas një kombinimi të mirë mes Antoine Griezmannit dhe Arturo Vidal, Messi e shënoi golin e fitores për skuadrën e tij. Me këtë gol, Messi e arriti një tjetër rekord mbresëlënës, të cilin klubi katalonas s’mund ta linte pa e postuar.

Sipas faqes zyrtare turke të Barcelonës, goli i fundjavës i Messit bën që ai t’i ketë shënuar saktësisht 500 gola në 500 ndeshjet e fundit të tij për katalonasit.

Gjatë kësaj periudhe, Messi ka kontribuar edhe me 200 asiste, përderisa rekordi i tij prej 358 fitoreve, 89 barazimeve dhe 53 disfatave tregon se sa e suksesshme ka qenë Barcelona me të në skuadër.

SHARE