Fajdet në Kosovë, 14 raste të iniciuara brenda këtij viti

Për arsye të ndryshme, shumë qytetarë në raste nevoje për mjete materiale, huazojnë para me normë të lartë të interesit, apo si njihen në popull me termin “fajde”.

Gjatë shtatëmujorit të parë të këtij viti, janë iniciuar 14 raste të cilat janë trajtuar sipas procedurave policore dhe ne bashkëpunim me prokuroritë kompetente.

I fundit rast është shënuar në Mitrovicë, derisa një persona ka raportuar në polici se i ka marrë të holla 3 mijë euro nga një person, për të cilat i ka kthyer 8 mijë sosh,

” “Mitrovicë Jugu 05.10.2020 – 10:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i kishte marrë të holla (3.000 euro) nga i dyshuari  mashkull kosovar, për te cilat i ka kthyer 8.000€, si shkak i kamatës (fajde) si edhe me vonë ai i ka marrë edhe 500 euro borxhe, të cilat ende nuk i ka kthyer. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, pati njoftuar policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka treguar për IndeksOnline, numrin e rasteve si dhe komunat ku janë paraqitur rastet.

Veprimet e tilla ndëshkohen sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas këtij Kodi, kushdo që për vete apo për personin tjetër pranon ose kontrakton një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë, në këmbim të shërbimit për personin tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim prej 5 deri në 12 vjet, varësisht nga vlera e humbjeve të mjeteve financiare ose realizimit të pasurisë./