Në Spitalin e Pejës po trajtohen 99 pacientë me COVID-19

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejësn janë duke u trajtuar 99 pacientë me COVID-19.

Sipas një njoftimi, thuhet se sa i përket gjendjes shëndetësore të pacientëve 77 janë në oksigjeno-terapi, tre janë në respirator (CPAP), ndërsa nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Siç bëhet e ditur përmes njoftimit, gjashtë pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19.

“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të shtrirë 99 pacientë janë duke u trajtuar me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 77 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), ndërsa nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 6 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në raport.