Tentoi t’i japë ryshfet policëve që të mos i shqiptohet gjobë, arrestohet i dyshuari në Klinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Klinë pasi tentoi t’i japë ryshfet zyrtarëve policorë që të t’i shmanget gjobës për kundërvajtje.

“Me datë 18.10.2023 rreth orës 09:45 deri sa patrulla policore kanë qenë ne pikë kontrolli në Klinë, për ti shqiptuar gjobën për kundërvajtje në trafik e kanë ndaluar kamionin me targa të huaja, të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari N.B., (viti i lindjes 1961).

I dyshuari me qëllim që ti shmanget gjobës për kundërvajtjen e bërë, ka tentuar tu jap një shumë të parave zyrtarëve policor.”Ai është ndaluar për 48 orë.

“Nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale në Pejë (NJRHKEK-Pejë), i dyshuari është shoqëruar dhe është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës, ku me urdhër të prokurorit kujdestar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’ është ndaluar për 48 orë