Futbollistja e Marokut, e para që luan me hixhab në Kampionatin Botëror

Futbollistja e Marokut tashmë është pjesë e historisë.

Nouhaila Benzina, është e para që luan me veshjen islame të njohur si hixhab, në një ndeshje të Kampionatit Botëror.

Gjatës së shtunës, Maroku luajti kundër Koresë së Jugut.

Kombëtarja ku luan Benzina, fitoi me rezultat 1:0, shkruajnë mediat ndërkombëtare

Maroku është në mesin e tetë kombëtareve që kanë debutuar këtë verë në Kampionatin Botëror.

Në ndeshjen hapëse të kampionatit, Maroku humbi me rezultat 6:0 kundër Gjermanisë.