Arrestohen një person në Malishevë, mashtroi një femër

Një person ka rënë në prangat e policisë të shtunën në Malishevë.

Ai dyshohet se e ka mashtruar një femër, duke i marrë para të gatshme.

Rasti kishte ndodhur më 15 korrik.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.