780 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se gjatë 24 orëve nga 2.279 testime, 780 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sot janë shëruar 1.562 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.072.

Ndryshe, në total numri i rasteve aktive është 7.221.