Sevilla e “privatizon” Evropa Ligën, e fiton për të gjashtën herë

Sevilla ka arritur që ta fitojë Evropa Ligën këtë edicion.

Ekipi spanjoll mposhti në finale Interin me rezultat 3:2 me golat e Luuk de Jong (2) dhe Diego Carlos.

Për “Nerazurët” realizuan Lukaku dhe Godin.

Kjo është hera e gjashtë që Sevilla arrin ta fitojë këtë kompeticion.