Erdogan i gëzohet urimit të Osmanit, e përshëndet popullin e Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan së bashku me bashkëshorten e tij Eminen, janë infektuar me koronavirus.

Me këtë rast, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter, i uroi shërim të shpejtë homologut të saj nga Turqia dhe bashkëshortes së tij.

Ky urim u mirëprit nga presidenti turk, i cili e ka falënderuar Osmanin dhe ka përshëndetur popullin e Kosovës.

“Zonja Presidente, unë dhe gruaja ime dëshirojmë t’ju falënderojmë shumë për urimet tuaja të mira dhe të përshëndesim në praninë tuaj popullin mik dhe vëllazëror të Kosovës. Faleminderit”, shkroi Erdogan në Twitter, duke iu përgjigjur urimit të Osmanit.