Bizneset e gastronomisë në Volljakë, kërkojnë ndihmë nga shteti pas vërshimeve

Brenda dy javësh është marrë 3 herë nga uji restauranti DRINI “Te Guri i Zi – Volljakë” . Viti 2020 ishte vit epidemik, gjë kjo e cila e rëndoi gastronominë shumë. Restaurantit në fjalë pos epidemisë, i janë shtuar edhe vërshimet. Menagjeri i MOTEL DRINI – Volljakë” kërkon nga organet komunale dhe qeveria që ti dalë në ndihmë. Ai përmes facebookut ndër të tjera tha:

Keto janë disa imazhe nga motel restaurant Drini ne Volljakë te Klinës pas vërshimeve për herë të tretë radhazi në këtë muaj , shpresojmë në mbështetjen e qeverisë dhe komunës pas shumë vërshimeve në keto vite, ku nuk kemi pasur asnjëherë përkrahje ekonomike, përkundrazi vetëm premtime boshe që nuk u realizuan kurrë nga asnjë udhëheqje e deri tanishme.