Tensione në Kuvendin e Serbisë, opozita i sulet fizikisht Vuçiqit

Deputetët e opozitës i janë sulur presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Kuvendin e Serbisë.

Siç raporton “Danas” kjo ka ndodhur pas një debati të tensionuar.

Bëhet fjalë se deputetët e të djathtës opozitare janë nisur në drejtim të Vuçiqit dhe ngjarja gati se ka përfunduar në përleshje.

Kujtojmë se Vuçiq sot ka raportuar në Kuvendin e Serbisë në lidhje me propozimin Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.