Digjen një shtëpi e një punëtori në Komoran, policia jep detaje

Dy objekte, një shtëpi e një punëtori janë përfshirë nga zjarri sonte në Komoran.

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, konfirmoi për Indeksonline se përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 20:30, është raportuar se në Komoran , dy objekte (një punëtori dhe një shtëpi) janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalozuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti