Kosova sot luan ndeshjen mbyllëse për Euro 2024

Kosova sot do të zhvillojë ndeshjen me Bjellorusinë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Dardanët janë të pagjasë në vendin e katërt të grupit I, me 11 pikë teksa nga ky grup tashmë dihen kombëtaret e kualifikuara, Zvicra e Rumania.

Megjithatë, kosovarët do të jenë në kërkim të fitores së tretë nga dhjetë ndeshje prej këtij grupi, teksa përballen me mungesën e golashënuesit më të mirë në historinë e shkurtër të saj, Vedat Muriqit.