Pas ndarjes nga i dashuri, Rita pozon krah këtij këngëtari

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora pozoi me Max George në Los Angeles, pas ndarjes nga Rafferty Law.

Kohët e fundit u tha se Rita Ora ka hequr dorë përfundimisht nga lidhja me yllin e “Twist”, Rafferty Law, shkruan DailyMail.

Rita duket se e ka lënë pas ndarjen, teksa kohët e fundit u ribashkua në Los Angeles me mikun e saj, Max George.

Max, 31 vjeç dhe Rita 29 vjeç po punojnë për një projekt të përbashkët, ndërsa kohë më parë ai publikoi disa imazhe ku tregoi se dyshja janë duke punuar rreth një projekti të përbashkët muzikor.

Rita dhe Rafferty u raportua se u ndanë vetëm tre muaj pasi nisën romancën teksa po punonin për filmin “Twist”./