Dy vetura përplasen në Lagjen Arbëria në Klinë

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Klinë, në lagjën Arbëria.

Dy vetura janë përplasur njëra me tjetrën, derisa një nga to ka goditur edhe një shtyllë të ndriçimit.

Veç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin.