Shtyhet ndeshja e Kupës mes Prishtinës dhe Dukagjinit

Është shtyer ndeshja e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, mes Prishtinës dhe Dukagjinit.

Ndeshja e paraparë të luhet sot nga ora 13:00, është shtyer për shkak të kushteve atmosferike dhe fushës së ngrirë.

Kjo përballje pritet të zhvillohet ditën e nesërme.