PDK në Klinë fton qytetarët të dalin në protestën kundër ndërtimit të Fabrikës së Çimentos

Partia Demokratike e Kosovës-Dega në Klinë, mbështetë protestën e banorëve të Gremnikut kundër ndotjes së mjedisit jetësor dhe fton qytetarët e Klinës që t’i bashkohen sa më masivisht kësaj proteste.

Ky është qëndrimi i kësaj dege, i publikuar në faqen zyrtare në FB:

PDK si gjithmonë është në krah të qytetarëve, për të mbrojtur mjedisin jetësor, i cili është qenësor për shëndetin publik. PDK e ka dëshmuar që i vlerëson dhe i bashkëndien shqetësimet e qytetarëve, si dhe realizon kërkesat e tyre, siç kemi rastin edhe të ndalimit të vazhdimit të këtij projekti pas nënshkrimit të peticionit të 450 qytetarëve të fshatit Gremnik me rrethinë. Bllokimi i këtij projekti parasegjithash mbron shëndetin e qytetarëve…

Por, fatkeqësisht, realizimi i projektit të ndërtimit të Fabrikës së Çimentos është riakzivizuar nga kryetari aktual i Klinës, Zenun Elezaj, ( i cili e kishte edhe premtim elektoral). Kryetari Elezaj i ka nënçmuar qytetarët pasi Komuna e Klinës ka dhënë pëlqimin për ndërtimin e kësaj fabrike, edhe përkundër peticionit të nënshkruar të rreth 5000 banorëve klinas. Ai nuk ka bërë asgjë për respektimin e pakënaqësive të qytetarëve.
Atëherë shtrohet pyetja, Kryetar i kujt është Zenun Elezaj?!
Kryetari Elezaj është mirë t’ju shpjegojë qytetarëve se kryetar i kujt është dhe për kë punon. Për interesa personale e klanore apo për qytetarët e Klinës, gjë që nuk duket?!