Delegacioni gjerman për Patentë Shoferë takohet me Policinë e Kosovës, njoftohet për aksidentet rrugore

Delegacioni gjerman për patentë shoferë gjatë ditës së sotshme ka qëndruar në Kosovë.

Ata kanë zhvilluar disa takime të rëndësishme, njëra nga to ishte me Policinë e Kosovës, transmeton

Aty u priten nga një delegacion i Policisë së Kosovës të udhëhequr nga nënkoloneli, Jeton Rexhepi.

Në takim ishte edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beq Cufaj.

Delegacioni gjerman në këtë takim është njoftuar për punën e Policisë në trafik dhe për statistikat e aksidenteve./