Sabri Kelmendi po vuan nga kanceri, të rinjtë nga Klina organizojnë turnir humanitar

Në ndihmë të qytetarit nga Komuna e Klinës, Sabri Kelmendi i cili po vuan nga kanceri dhe nevojiten shpenzime të mëdha, të rinjtë nga Klina kanë organizuar një turnir të volejbollit.

Ky është njoftimi:

NJOFTIM

Me datën, 12.05.2021, ora 13:00, organizohet turnir humanitar në volejboll për ti ndihmuar bashkëvendasit tonë, z. Sabri Kelmendi, nga fshati Zallq, Komuna Klinës.

Z. Kelmendi vuan nga semundja e rëndë e kancerit. Ai për momentin është duke u trajtuar në Turqi. Shpenzimet janë tejet të mëdha dhe ka nëvojë për ndihmën tonë.

Turniri do të mbahet të parku i qytetit “Ilir Merturi”, në Klinë, ku edhe do të hidhet shorti mes ekipeve.

Paraqitja e ekipit do të jetë 10€. Pjesëmarresit të lajmërohen në këtë numer kontakti: 049377038

Ju falendërojmë përzemërsisht!

SHARE