Dy persona të dyshuar me koronavirus arratisen nga spitali në Maqedoninë e Veriut

Dy persona si të dyshuar me koronavirus janë arratisur nga një spital në Maqedoninë e Veriut.

Dy pacientët kanë thyer dritaret këtë pasdite dhe kanë ikur nga spitali në Stip. Ata mbaheshin në këtë spital pasi ishin rikthyer së fundmi nga Italia, bëri me dije ministri Nake Shulev.

Bëhet fjalë për një person nga Vinica dhe të dashurën e tij kroate.

Burri kishte simptoma gripi dhe çifti i është drejtuar spitalit të Stip. Aty pacienti është bërë agresiv dhe së bashku me të dashurën e tij, është arratisur përmes dritares.

Më pas ata janë gjetur në shtëpinë e tyre në Vinica, ku autoritetet vendase po përpiqen që t’i kthejnë sërish në spital./Lapsi/

SHARE