Ambasada e Kosovës në Norvegji ka një njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Ambasadori i Kosovës në Norvegji, Uliks Emra ka paraqitur kërkesë në Ministri të Punëve të Jashtme të Norvegjisë që të lejohet të figuroj vendi i lindjes, Kosova, në pasaportat e kosovarëve,

Këtë e ka bërë të ditur, Ambasada e Kosovës në Norvegji, përmes një postimi në Facebook.

Në këtë njoftim thuhet se, shumë shpejtë do të ketë rezultate pozitive në këtë drejtim dhe se do të eliminohen të gjitha pengesat teknike në lidhje me këtë temë.

Postimi i plotë i Ambasadës së Kosovës në Norvegji:

Të nderuar Bashkatdhetarë,

Ashtu si jeni në dijeni kohëve të fundit kemi realizuar një numër të madh të takimeve me shoqata, bashkësi dhe bashkatdhetarë të shumtë që jetojnë dhe veprojnë në Norvegji.

Jemi njoftuar me aktivitetet, angazhimet por edhe me kërkesat dhe shqetsimet tuaja.

Padyshim se numri më i madh i kërkesave dhe shqetsimeve tuaja kanë të bëjnë në lidhje me dokumentacionin tuaj, konkretisht pamundësisë për të deklaruar shtetin tuaj të lindjes – Kosovën në pasaportat tuaja.

Ju njoftoj se në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, kam paraqitur pranë zyrtarëve të lartë të MPJ së Norvegjise – me të cilët jemi në bashkëpunim të ngushtë, kërkesën e ligjshme për zgjidhjen e kësaj qështje, në mënyrë që në dokumentet tuaja të figurojë vendi i lindjes Kosova.

Mos të harojmë që Mbretëria e Norvegjisë është shtet mik i Kosovës dhe njëra ndër shtetet e para që e ka njohur pavarsinë e Kosovës, si dhe në kohët më të vështira i ka hapur dyert për qytetarët tanë.

Prandaj me punë të përbashkët me kolegët e institucioneve të Norvegjisë besojmë fuqishëm që shumë shpejtë do të kemi rezultate pozitive dhe do të eliminohen gjitha pengesat teknike në lidhje me këtë temë.