Ky është pejani që u kap në Morinë me 11 kg heroinë, tentoi ta trafikojë drogën në Shqipëri

Policia e Shtetit në Shqipëri ka zhvilluar një aksion të koduar si “Koordinimi” që rezultoi me arrestimin në flagrancë të një 39-vjeçar kosovar, në pikën e kalimit kufitar në Morinë, pasi i njëjti dyshohej se po tentonte që të transportonte drogë në Shqipëri. Të dyshuarit iu gjetën 11 kilogramë heroinë në veturën e tij,

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që ra në prangat e Policisë së Shqipërisë është Arben Kelmendi nga Peja.

Kelmendi po dyshohet se po tentonte që të trafikonte lëndën narkotike, të ndara në pako, që u sekuestruan nga Policia.

Vetura e tij po ashtu tashmë është në duart e Policisë së Shtetit.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga Policia atje, me ç’rast kanë publikuar pamje nga aksioni i zhvilluar.

“Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet doganore të PKK Morinë, me shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës dhe të Kosovës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinimi”.

Gjatë operacionit, në hyrje të Shqipërisë, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi kosovar A. K., 39 vjeç, banues në Pejë.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte ky shtetas, u gjetën 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës

materiale, së bashku me automjetin e 39-vjeçarit.”