Vdekja i të riut kosovar në aksident, sot pritej të niste një punë të re

Zyrtari i Nisma-s, i riu, Albert Krasniqi ndërroi jetë mbrëmë pas një aksident trafiku në fshatin Trepezë të Malishevës.

Për vdekjen e tij kanë shprehur ngushëllime zyrtarët e partisë së Fatmir Limajt.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka treguar se Alberti sot pritej të niste punën në Ministri.

“ALBERT sot kam pritur të të uroj mirëseardhje në detyrën e re si këshilltar i imi në MTI, por në asnjë mënyrë s’kam menduar që pikërisht të ju them lamtumirë.

Veprat tua, sjellja jote ishin shembulli më i mirë i një të riu, me një perspektivë për të ardhmen. Do të na mungosh shumë Albert, kujtimi për ty kurrë nuk do të harrohet. Lamtumirë shoku ynë, Lutemi që të pushoni i qetë në parajsë”, ka shkruar ai.

Ndërsa, këshilltari i Fatmir Limajt, Leotrim Krasniqi ka treguar për takimin e djeshëm që kishin me të.

“Në vend të urimit, sot po lutemi për shpirtin e Albertit! Vdekja tragjike e tij na ka prekur të gjithëve.

Alberti dje pas takimit me kryetarin Limaj rreth orës 17:00, hyri në zyre dhe na ftoi për kafe të gjithëve që ishim aty. Sot në vend që ai të fillonte një rrugëtim të ri, iku nga kjo botë.

Do të të kujtomë përherë! Ngushëlime familjes, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Albertin”, është shprehur ai.