Të enjtën KF Dukagjini përballet me Rijeka-n në Prishtinë, tifozët kërkojnë mobilizim

KF Dukagjini pas dy fitoreve, vazhdon me ndeshjen e radhës kundër Rijeka që do të luhet në Prishtinë këtë të enjte në ora 20:00

Hithat kanë bërë thirrje për mbështetje të ekipit të tyre të zemrës.

Kjo është thirrja dhe organizimi i tifozërisë së futbollistëve nga Klina;

Bashkë per Histori!

Hithat gjithmone prane KF Dukagjini (Klinë), te enjten djemte tane kane nevoje per mbeshtetjen tone ne betejen e rradhes ndaj Rijeka. Mblidhemi ne ora 17:30 te fan clubi, nisemi ne ora 18:00. Biletat dhe udhetimi falas per ultras Hithat!

Me ty Dukagjin! ????????