Edhe VV në Klinë, mbështet protestën e nesërme kundër ndërtimit të Fabrikës së Çimentos

Edhe dega e VV në Klinë, ka mbështetur thirrjen dhe protestën e nesërme kundër ndërtimit të Fabrikës së Çimentos.

Ky është postimi i VV në faqen zyrtare FB;

Me 25 korrik (nesër) qytetarë të komunës tonë kanë organizuar protestë, ku pikëtakimi do të jetë në Qendër të Klinës, me fillim nga ora 11:00.

Siç e dini Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Klinë në kontinuitet ka qenë kundër ndërtimit të kësaj fabrike, prandaj edhe në protestën e nesërme do të jetë mbështetje e plotë si aktivizëm qytetar dhe do të jemi në Qendër të Klinës sepse mendojmë që është çështje jetike ndalimi i ndërtimit të kësaj fabrike.

Ne u bëjmë thirrje anëtarësisë sonë dhe të gjithë qytetarëve pa dallim të bashkohen KUNDËR ndërtimit të kësaj fabrike dhe PRO jetesës më të mirë dhe të shëndetshme.