Kuvendi miraton projektligjin për inspektimet

Kuvendi ka miratuar projektligjin për inspektimet, i paraqitur nga zëvendëskryetarja e Komisionit për Ekonomi, Tregti dhe Ndërmarrësi, Jeta Statovci.

Prejektligji u miratua me 67 për dhe 10 kundër.

“Qëllimi i këtij projekt-ligji është të përcaktoj parimet e inspektimit, rregullat për organizimin e organeve inspektuese në kompetencë të administratës shtetërore dhe komunale , si dhe rregullat për koordinim e veprimtarive të inspektimit dhe procedurën e inspektimit”, tha Statovci.

Për këtë projekt-ligj u miratuan 29 amandamentet, ku nuk abstenoi asnjë deputet e as nuk kundërshtuan, pos Arben Gashit të LDK-së që votoi kundër amendamentin me numër 4.

SHARE