Enver Berisha, drejtor i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Klinë

Sot Zenun Elezaj ka emëruar drejtor të Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit Enver Berishen, i cili vjen nga fshati Volljakë.

Ky është postimi i Elezajt:

Enveri ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin Matematikë – Informatikë, ndërsa ka përvojë të gjatë në menaxhim.
Për shumë vite ka punuar si mësimdhënës e po ashtu ka qenë drejtor në shkollën “Dëshmorët” në Volljakë, ku ka treguar përkushtim, profesionalizëm e sukses në menaxhim.

Nga sot Enveri do ta udhëheqë drejtorinë e Urbanizmit, ku do ta ketë mbështetjen time të plotë në realizimin e projekteve të dobishme dhe të nevojshme për qytetarët.

Urime, Enver!
Na priftë e mbara!