Zenun Elezaj telegram ngushëllimi familjes Hoti nga Jashanica, për humbjen e djalit të tyre Besartit

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka ngushëlluar familjarët për humbjen e djalit të tyre, Besart Hotit që vdiq sot tragjikisht në aksident trafiku.

“Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e hershme e të papritur të Besart Hotit nga Jashanica e Klinës, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në komunikacion.

Lajmi për vdekjen e tij na ka tronditur të gjithëve.

Familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe!”, shkruan Elezaj në rrjetin social FB.