Vazhdon rregullimi i rrugëve në Komunën e Klinës

Në Komunën e Klinës po vazhdojnë punimet për mirëmbajtjen e rrugëve, projekt i financuar nga Komuna, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente.

Realizimin e punimeve e ka përcjellur nga afër drejtori i DSHPE, Iber Elezaj, i cili ka kërkuar nga operatori ekonomik që punimet të kryhen sipas cilësisë dhe afateve të parapara në kontratë si dhe ka njoftuar se riparimet e rrugëve do të bëhen në të gjitha segmentet që janë të planifikuara.