Gjendet pa shenja jeta personi nga Istogu, që doli për t’i kërkuar bagëtitë

Një person është gjetur mbrëmë pa shenja jete në Prekallë të Istogut. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është Malë Osmanaj.

I ndjeri doli për t’i kërkuar bagëtitë, por s’u kthye më në shtëpi.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete afër shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve viktima kishte dalë për të kërkuar bagëtinë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion” thuhet në njoftimin e Policisë.