Ministri Vitia: Pas 1 ore dalin rezultatet e tjera

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar se në orët e pasdites do të dalin rezultatet e tjera të personave që kanë kryer testin e koronavirusit.

Në një konferencë shtypi, ai theksoi se s’ka vend për panik dhe frikë.

“Desha t’ju informoj se dje në testimin e disa mostrave kanë dalë negative. Janë edhe 15 mostra të tjera që janë duke u testuar nga Instituti Kombëtar të Shendetit Publik. Po presim rezultatet edhe 1 orë e gjysmë.  Për rezultatet do të informoheni në kohë reale. Vend për panik nuk ka, për frikë nuk ka. Por mobilizim nga të gjithë është i domosdoshëm”, ka thënë ai.