Kryetari Elezaj po punon në bazë të programit qeverisës të shpalosur në fushatë, fillon puna për miratimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik të Klinës 2022-2027

PREZANTOHET DRAFT-STRATEGJIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK LOKAL TË KOMUNËS SË KLINËS 2022-2027

Sot, kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, së bashku me nënkryetaren znj. Marqe Tanushi Selmanaj dhe drejtorë të drejtorive kanë mbajtur takim me përfaqësues të operatorit ekonomik të kontraktuar për hartimin e strategjisë së zhvillimit ekonomik lokal të komunës së Klinës 2022-2027.

Në këtë takim, përfaqësuesit e operatorit ekonomik kanë bërë prezantimin e draft-strategjisë së zhvillimit ekonomik lokal 2022-2027.

Kryetari Elezaj theksoi se miratimi i strategjisë së zhvillimit ekonomik ka një rëndësi të veçantë për qytetin e Klinës dhe kërkoi nga drejtorët e drejtorive që t`i përgatisin komentet apo sugjerimet për drejtoritë respektive, me qëllim të pasurimit të këtij dokumenti para vënies në diskutim publik dhe miratimit nga kuvendi i komunës.

SHARE