Luz K. Mrijaj kishte një model të rrallë mirësjelljeje familjare, profesionale, pedagogjike e njerëzore

HOMAZH KUJTIMI:

Shkruan: Lekë Mrijaj

Personaliteti njerëzor dhe vepra e bacës Luz, përherë vijnë në kujtesën dhe ndjesitë e bashkfamiljarëve, kolegëve dhe ish nxënësve të tij. Pikërisht bacën Luz, veq tjerash dhe të gjithë atyre që e kanë njohur nga afër, me fjalë tjera kishte një ndjenjë të thellë mirënjohjeje dhe nderimi, qe do të thotë se për atë trashëgimi, vertetë ka lënë, një model të rrallë mirësjellje qoftë familjare, profesionale, pedagogjike e njerëzore që rrallëkush do ta kishte një privilegj të tillë.

Luz K. Mrijaj ka lindur me 16 mars të vitit 1952 në Zllakuqan të Klinës. Shkollën fillore e kreu në Zllakuqan të Klinës, ndërsa shkollën e mesme në “Luigj Gurakuqi” në Klinë.

Ai, ishte i diplomuar në degën e Ekonomisë. Sa ishte gjallë pra deri në ikjen e tij në amshim ka kryer detyra të shumta në fushë veprimtarin e tij profesionale në Kombinatin Bujqësor “Malishgan” të Klinës si dhe për afro dhjetë vite ka punuar edhe si profesor në lëndën e Ekonomisë, i cili pedagog me një taban të lartë për ato vite të tëra sa ishte pedagog, ka nxjerrë kuadro të shumta në rrafshin ekonomik-Banka, Financa dhe Kontabilitet.

Ndërsa me vonë (deri me futjën e masave të dhunshme nga shteti okupatorial serb) ka punuar kontabilist në ish Koperativën Bujqësore në Budisalc të Klinës.

Ai, veq tjerash ishte një njeri i mirë dhe tejët pozitiv për secilin njeri. Pra, si me bashkfamiljarët njëkohësisht edhe me miqtë dhe mbarë të dashurit e tij qe i kishte për zemër.

Për të gjitha sukseset dhe arritura tē tija neve s’na mbetet gjë veqse ta kujtojmë dhe ti përjetësojm veprat e tija profesionale pedagogjike e arsimore. Ka kaluar në amshim me 23 dhjetor të vitit 2001.

Lavdi veprës së tij të pavdekshme. Pushoftë në paqe!

Ps: Foto e huazuar-Baca Luz në fillimvitet -80-ta me bashkolegēt e tij profesor në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë.