A ka oksigjen të mjaftueshëm për pacientët me COVID-19, flasin nga Spitali i Pejës

Muhamet Haliti, zëvendësdrejtor në Spitalin e Pejës ka thënë se në këtë institucion shëndetësor ka pasur sasi të mjaftueshme të oksigjenit gjatë gjithë periudhës së pandemisë.

Haliti thotë se nuk ka nevojë që të kenë frikë qytetarët pasi sipas tij Peja ka rreth 100 aparate të oksigjenit e që sipas tij plotësojnë nevojat e pacientëve.

“Edhe nëse asnjë bombolë oksigjeni të mos kemi, ne kemi aparatet oksigjeno-koncentratorë që plotësojnë nevojat e tyre. Por kemi edhe bombola në sasi të mjaftueshme”, tha Haliti.

Ai thotë se për momentin 93 pacientë janë me oksigjenoterapi, 4 në CPAP ndërsa 25 janë në gjendje më të rëndë.

Haliti thotë se nuk ka nevojë për panik pavarësisht se kanë kërkuar që të jenë të kujdesshëm në shpenzimin e oksigjenit.

“Të jemi të kujdesshëm por të mos krijojmë panik. Duhet të jemi të kujdesshëm me deklarata në këto momente”, tha ndër të tjera Haliti për RTV