Zjarrfikësit në Klinë, intervenojnë në dy zjarrvënie

Zjarrfikësit në Klinë, sot kanë intervenuar në dy raste të zjarrvënieve.

Klina.info mëson se gjatë ditës së sotme, në fshatin Cerovikë në një pjesë malore ka pasur zjarr, derisa më vonë edhe në afërsi te Baci Petrol në dalje të Klinës.

Falë intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve kanë arritur të shuhen zjarret, derisa të njëjtit bëjnë apel që mos të digjen arat, pasi që vihen në rrezik banorët./Klin info/