PËR ORGANIZIMIN E KONSULTIMIT PUBLIK “ONLINE” mbi

NJOFTIM

PËR ORGANIZIMIN E KONSULTIMIT PUBLIK “ONLINE”
mbi
DRAFT-RREGULLOREN PËR FILLIMIN DHE MBARIMIN E ORARIT TË PUNËS SË BIZNESEVE NË KOMUNËN E KLINËS

Kuvendi i Komunës së Klinës njofton të gjithë qytetarët dhe bizneset për organizimin e debatit publik “online” përmes aplikacionit ZOOM mbi “Draft-Rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së bizneseve në komunë”.

Debati publik “online” do të mbahet me datë 23 nëntor duke filluar nga ora 10:00 dhe të gjithë të interesuarit kanë mundësinë të kyçen në takim përmes aplikacionit ZOOM sipas udhëzime të dhëna në vijim.

– Nëse e keni të instaluar aplikacionin ZOOM, atëherë klikoni këtë link: https://us02web.zoom.us/j/83959509082 dhe klikoni butonin “Launch Zoom”, apo hapni aplikacionin ZOOM në kompjuter dhe klikoni mbi “Join a meeting” ku shënoni këtë numër identifikues 839 5950 9082 dhe pastaj klikoni mbi butonin “Join”.

– Nëse lidheni përmes browserit (preferohet Google Chrome), atëherë klikoni këtë link: https://zoom.us/join e pastaj vendoseni numrin identifikues të dhënë më sipër;
Mirëpo, nëse dëshironi të shkarkoni aplikacionin ZOOM në pajisjet tuaja, në vijim janë listuar hapat që duhet ndjekur për ta instaluar atë:

– Kompjuter, duke shkarkuar aplikacionin ZOOM përmes linkut në vijim https://zoom.us/client/latest/ZoomInstaller.exe dhe pastaj aplikacioni i shkarkuar të hapet për ta instaluar aplikacionin.

– Telefon me Android apo Apple iOS, duke hapur PLAY STORE/APP STORE dhe pastaj tek hapësira për kërkim (Search) të kërkohet aplikacioni “ZOOM Cloud Meetings”. Pasi të instalohet aplikacioni në telefonin tuaj, qasja në takim bëhet duke vendosur numrin identifikues të takimit sipas datës dhe orës së dhënë më poshtë.

REND DITE

Debati publik me biznese dhe qytetarë ka për qëllim diskutimin mbi:

1. Draft-Rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së bizneseve në komunë

Për të pasur qasje në draft-rregulloren në fjalë, ju lutem klikoni në këtë link: https://bit.ly/2IkpEzl

Faleminderi