IKShPK tregon cilët persona duhet të testohen menjëherë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje që të testohen personat të cilët kanë simptoma si kokëdhimbja, kollitja, dhembje e fytit.

Në një komunikatë, IKShPK ka thënë se variant “Omicron” po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë dhe është varianti dominues në qarkullim.

IKShPK udhëzon që personat që kanë ato simptoma të qëndrojnë në shtëpi dhe të ajrosin ambientet e mbyllura.

“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Na ndihmoni që të ju ndihmojmë”.

“Omicron është tejet ngjitës, andaj mbani maskat në çdo vend, mbani distancën mbi dy metra edhe në mjedise të hapura edhe po qe se të gjithë bartin maska!”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

“Të gjithë pa dallim dhe domosdoshmërisht duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!”.