Zhduket një person në Istog

Mbrëmë rreth mesnatës është raportuar se një person është zhdukur në Istog.

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se vëllau i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Sipas tij ai ka probleme psikike, disa herë kishte dalë nga shtëpia dhe ishte kthyer, njofton raporti 24-orësh i policisë