Aksidenti me Ferrari në Itali – në momentin tragjik me kosovarin dyshohet se ishte edhe një grua

Një kosovar nga kantoni Vaud i Zvicrës vdiq tragjikisht në një aksident të rëndë me Ferrari të dielën në Italinë veriore. Gazeta Sinjali mëson se me të në veturë në momentin tragjik dyshohet se ishte edhe një grua, identiteti i së cilës nuk dihet.

Vetura u copëtua, copat u shpërndanë dhe flakë e madhe u pa. Mediat italiane shkruajnë se Ferrari GT C4 i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.

Zjarrfikësve iu desh mjaft mund që ta nxirrnin kosovarin e vdekur nga vetura.

Mediumi zviceran, Blick shkruan se 40-vjeçari të shtunën në mbrëmje – vetëm disa orë para vdekjes – ishte në një klub nate në kantonin e Valais dhe pas performancës më pas ishte nisur për në Itali me Ferrari.

Blick po ashtu shkruan se në aksident ka vdekur edhe një person tjetër. Gazeta Sinjali mëson se ajo është një grua, identiteti i së cilës nuk dihet, e që ishte në veturë bashkë me kosovarin në momentin e aksidentit tragjik.

Vëllai i të ndjerit ka treguar se vetura i përkiste atij.

“Është e vështirë ta shprehësh me fjalë këtë person të madh dhe pozitiv. Por nëse do të më duhej ta përshkruaja me një fjalë, do të thosha se ai ishte personi më i dashur që e kam njohur”, tha ai.

Vëllai i kosovarit të vdekur në aksident nuk e di se si ndodhi, kush po e drejtonte veturën dhe kush ishte viktima tjetër – një grua sipas mediave italiane.

“Për momentin nuk kemi marrë shumë informacion nga policia. Vëllai im tjetër, i cili jeton në Itali, tani kujdeset për gjithçka”. Gjithçka që ai di është se një test i ADN-së po pritet të bëhet.

Sipas raportimeve të mediave italiane, identifikimi është i komplikuar pasi të vdekurit u dogjën në veturën që mori flakë.

Ndërkohë, policia e Settimo Torinese ka kontaktuar disa të afërm dhe u ka kërkuar atyre që të ndihmojnë në identifikimin e të vdekurve përmes analizës së ADN-së.

Vetë vëllai sapo kishte mbërritur në Suedi me familjen e tij, por tani po udhëton për në Zvicër, siç i tha Blick të hënën.

“Ne duam ta mbështesim gruan dhe fëmijët e tij. Ata janë në shtëpi në Zvicër