Kapet personi që bllokonte rrugën tek varrezat në Doberdol

Ditë më parë Klina Info ka raportuar rreth një rasti të pazakontë, që kishte shqetësuar banorët në fshatin Ujëmirë, gjegjësisht tek varrezat në Dobërdol,Shkruna Klina info.

Dikush natën kishte vendosur barrikadë, duke bllokuar rrugën me therra dhe gurë të mëdhenj, ku makinat s’kishin mundësi të kalojnë.

Burime të Klina Info mësojnë se bëhej fjalë për një person (i mitur), i cili është kapur nga Policia duke bllokuar rrugën me gur.

Ndryshe për këtë janë informuar edhe njësitet e Policisë./Klina.info/