834 persona janë pickuar nga rriqrat në Malishevë

Përveç me koronavirusin, Kosova po përballet edhe me rriqrat. Deri tani vetëm në Komunën e Malishevës 834 persona janë pickur nga rriqrat, .

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, ka thënë se këtë vit ende nuk ka të infektuar nga rriqrat por vetëm të pickuar.

“Ne deri sot në Komunën e Malishevës kemi regjistruar 834 raste të pickimeve nga rriqrat, por që nuk janë infeksione dhe qindra të tjerë janë të pickuar në komunat tjera. Në krahasim me vitet tjera këtë vit pickimet janë shumë më të pakta në intensitet”, tha ai në Rtv Dukagjini.

Kjo sipas Ramadanit është sukses dhe ky sukses me ethet hemorragjike, ai thotë se kanë ndikuar rekomandimet IKSHPK-së të ndjekura nga qytetarët dhe masat e marra nga IKSHPK.