Tifozët e Rijekës që ishin në Prishtinë sulmohen në Serbi, lëndohet shoferi

Rijeka mbrëmë ka mposhtur 0:1 skuadrën kosovare, Dukagjinin, në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës – me ndeshjen që u zhvillua në “Fadil Vokrri”.

Tifozët e Rijekës ishin të pranishëm në stadiumin e Prishtinës. Ata vendosën të udhëtojnë përmes Serbisë për në Kosovë dhe gjatë kthimit janë pritur me një surprizë të pakëndshme.

Mediat serbe raportojnë se tifozët janë sulmuar nga disa persona të maskuar me shkopinj në qytetin Grocka afër Beogradit rreth orës katër të mëngjesit.

Autobusit i janë thyer xhamat dhe ka mbetur i lënduar shoferi. Asnjë nga tifozët nuk ka pësuar lëndime.